Raporti i KE, Cakaj: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm

0
10

Pas publikimit të Raportit të Komisionit Europian, reagon ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar një progres në hapjen e negociatave në anëtarësimin në BE. Cakaj shkruan se vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik.

“Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë!”-shkruan Cakaj.

 

Zjarr Tv Ad