Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-se, Luigi Soreca ndodhen në konferencë për median.
Edi Rama: “Ne do të bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik te vendeve te BE-se”
Soreca apel: Lini menjane ndasite, angazhohuni në dialog
Soreca: “Çelja e negociatave përfaqëson fundin e fillimit dhe jo fillimin e fundit… Nevoja për konsensus kombëtar për të tejkaluar politizimin … Të gjithë partitë duhet të jenë të bashkuara sa i takon integrimit europian dhe të lënë mënjanë ndasitë. Thirrje të gjitha prative të angazhohen në dialog. Tre javët do të jenë kyçe… Inkurajojmë të kontribuojnë duke komunikuar .. që të kontribuon”
Rama: Rekomandimi pa kushte, konfirmim që Shqipëria bëri detyrat
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.
Rama tha se kjo konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
Ndërsa do mbajë një komunikim të përbashkët publik me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në orën 15:00.
Edi Rama: Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE.
Konferenca do zhvillohet në Sallën e Hartave.




