2272 qendra votimi janë numëruar derimë tani nga ana e KZAZ-ve, ndërsa procesi duket se po shkon në gjysmë. Nga të dhënat e rifreskuara nga KQZ shihet se deri në momentet që flasim PS ka 49.27 %, PD-AN 38.89 % dhe LSI 7.12 %, të llogaritura këto në rang kombëtar.
Në momentet që flasim procesi i numërimit të votave është mbyllur në 8 bashki të vogla, ndërkohë që ka pasur disa ndërpreje të numërimit për shkak të lodhjes së komisonerëve. Në krahasim me orët e para të mëngjesit dhe gjatë ditës, PS ka një rënie të lehtë me disa pikë përqindje.
Kolonjë – PS
Tropojë – PD
Përmet – PS
Has – PD
Fushë-Arrëz – PD
Himarë – PS
Pustec – PS
Këlcyrë – PS




