Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një reagim të fortë në rrjetin social Facebook, ku shkruan i revoltuar, se pa njerëz të lirë s’ka DEMOKRACI.
Postimi:
“Nuk më intereson hiç sa janë ata që e shitën votën! 1, 100, 1000 apo 1 milionë, sado qofshin janë FAQEZINJ! Nuk më intereson as çmimi i votës. As mënyra e pagesës, cash apo në natyrë, vend pune apo punë. Fare! Të gjithë ata që u shitën janë njësoj FAQEZINJ!
Atyre u duhet ndaluar e drejta për të votuar! Mesaduket nuk i nxënë dot burgjet se janë shumë… S’është më punë burgu kjo punë. Vota është pjesmarrje politikë jo ndarje dividenti, shpërblimi, tenderash apo vende pune. Nëse është kështu partitë duhet të shndërrohen në organizata biznesi me NIPT. Duhet të përballemi me këtë koncept sepse shmangia apo “përkëdhelja” e njerëzve se medemek halli i bën të shiten nuk ka asnjë lidhje me LIRINË PËR TË ZGJEDHUR!
Ata janë FAQEZINJ rrjedhimisht jo të LIRË!
Pa njerëz të LIRË, ska DEMOKRACI”!- shkruan Manjani.




