Rikthehet në Kombëtare/ Lenjani sqaron problemet me Panuccin: Nuk bëhej më shqiptar se unë

0
29

Emir Lenjani dhe Mërgim Mavraj dolën ditën e sotme në konferencë për shtyp për të folur për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Lenjani rikthehet te Kombëtarja, pas problemeve që pati me Christian Panuccin, ku edhe deklaroi me anë të një letre publike se nuk do të vishte më fanellën kuqezi deri sa në stol të ishte italiani.

Me ikjen e Panuccit, Lenjani vjen sërish në ekipin kombëtar, teksa sqaron çështjen që pati mjaft diskutime.

Sqarimi – S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuccin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. Se kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thoja në atë moment. Çfarë ndodhi me Panuccin e kam shkruar te letra.

Edi Reja – Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij dhe tashmë nuk kam më problem si më parë.

Pozicioni – Secili trajner ka mendimin e vet. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, nëse trajneri bën lojë difensive. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë.

Islanda – Unë mendoj se ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskët, por mendoj që nuk është problem i madh për neve.

Premtimi- E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër Botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë.

 

Zjarr Tv Ad