Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur ta urojë vëllain e saj në ditën e lindjes me disa kujtime ku ka zbuluar dhe anën patriotike të familjes.
“Gëzuar ditëlindjen Don. Është dita jote sot vëllai i vogël, të dua shumë, je shumë i zgjuar dhe me humor e s’mund ta besoj që tani je 23-vjeç. Akoma ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar Ora krah fotove me vëllain, i cili është i veshur me kostumin tradicional shqiptar.



