Rrezikoi qëndrimin në elitë, zyrtari i FSHF-së zbulon mangësinë te Tirana

0
38

Kastrioti ishte një nga skuadrat më simpatike të edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore.

Krutanët zhvilluar një fazë të dytë fantastike, por kjo nuk i shërbeu për të shmangur rënien nga kategoria. Një episod që nuk është pëlqyer aspak edhe ish-futbollistit të Partizanit, Ilir Shulku, i cili në “Fair Play nga Enkeleida Zeko” u shpreh se ekipi kishte grintë. Një cilësi që i mungoi Tiranës, me bardheblutë që shmangën në limite rënien.

“Kastrioti ka zhvilluar një kampionat, sidomos pjesën e dytë. Ka qënë një kampionat shumë i mirë, një ekip shumë i mirë, shumë kompakt. Ndoshta, ndoshta … nuk do të gaboja nëse do të thoja se faza e dytë ka qënë një nga më të mirat në aspektin sportiv. Realisht më ka bërë përshtypje për disa ndeshje mënyra se si ka luajtur dhe grinta që ka dhënë nga minuta  e parë deri në minutën e fundit të çdo ndeshjeje. Ndoshta Tiranës kjo i ka munguar në këtë fazë të sezonit, të cilën Kastrioti e kishte një pikë shumë të fortë. “-tha Shulku.

 

Zjarr Tv Ad