Ruçi ‘zhduket’ nga Parlamenti, ja kush janë aleatët që baktisën Bashën

0
32

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ka njoftuar bashkimin e deputetit të PDIU-së, Dritan Biçi me Grupin Parlamentar të PS-së. Më pas ai është larguar nga seanca, duke ia lënë drejtimin e saj Vasilika Hysit. Sakaq, opozita vijon protestën jashtë ambienteve të Parlamentit dhe kërkon largimin e Edi Ramës. Ajo çfarë vihet re është mungesa e aleatëve të Bashës. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu  i PDBNJ Vangjel Dule, nuk janë krah kryetarit të opozitës. Mes tyre dallohen vetëm prezenca e Fatmir Mediut dhe shumë deputetëve të tjerë të opozitës.

Zjarr Tv Ad