Rudina Hajdari, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.
Sipas Hajdarit, shteti ra menjëherë në koma, duke deklaruar se taksat e shqiptarëve në këto 30 vite, nuk shkojnë për punë publike, por vila private të qeveritarëve.
“Pardje mjaftoi një ditë borë dhe patëm mungesën absolute të shtetit. Mjafton një ditë e vetme me borë që i gjithë vendi të bllokohet dhe shtetit të futej në koma”, është shprehur Hajdari.
“Kur do të ngopeni ju? Kjo është pyetja e çdo shqiptari, sepse keni 30 vite, herë Fatosi me Edin e Ilirin, herë Saliu me Ilirin dhe Lulin, herë Edi me Fatosin pa Ilirin, sepse keni 30 vite që ngopeni me taksat e shqiptarëve. Sa taksa janë shpenzuar për 30 vite për infrastrukturën do të mjaftonin të kishim hidrovoret më moderne e të ndërtonin autostradë nga Poli i Veriut dhe ai Jugut, apo do të kishim një flotë të borëpastruesve dhe jo t’i merrnim borxh nga firmat private”, tha Hajdari
Gjithashtu, ajo shtoi se; në Shqipëri do të ndodhë ajo si në Kosovë, duke përmbysur premtimet e vota.
“Në 30 vite shqiptarë taksat e para dhe paratë publike nuk përkthehen në investime dhe vepra publike por në vila dhe banesa private për ju familjarët e tuaj. Unë mendoj se nuk do të ngopeni asnjëherë, por shqiptarë janë ngopur me gënjeshtrat e mashtrimet e juaja. Janë ngopur me tiganin e zjarrit të Lulit, apo me daullet boshe të propagandës së Edit dhe ndoshta dhe me ulërimat që lëshon Ilir Meta. Ju jeni në fund të karrierës së tuaj politike. Në Shqipëri do të ndodhë ajo që ndodhi në Kosovë, ju jeni e vjetra dhe së shpejti do të harroheni, ajo që do të ndodhë në Shqipëri do t’i ngjasojë asaj në Kosovë”, kështu është shprehur Rudina Hajdari.




