Rusi vs Ukrainë? “Wag the dog”Analizë nga Armir SHKURTI

0
57

Në këtë film me Dustin Hoffman dhe Robert De Niro zhvillohet një histori lufte. Me pak  fjalë është kjo:

Për të shmangur vëmendjen nga një skandal i presidentit të ShBA, njëri nga njerëzit e tij pajton një regjisor për të ndërtuar një luftë. Në këtë mënyrë shmangej vëmendja e publikut nga skandali.

Vendi i luftës gjendet Shqipëria. Pastaj sajohen, në studio, lloj lloj skenash që të nxisin emocionet e publikut. Xhirohet një vajzë amerikane, që të duket si shqiptare. Vajza me një mace në dorë kalon e hutuar në zonën e luftës, që në fakt është thjesht dekor në studio. Siç po ndodh me foto të një babai që qan se  po ndahet me të bijën në Ukrainë, një fëmijë i trembur para ushtarit etj. Pastaj duhej një hero. Gjendet një gjoja ushtar i harruar. Siç po çahen portalet me thirrjen e një ushtari ( që nuk duket kurrë në figurë) që i thotë “ik q*huni” anijes ruse që i kërkon të dorëzohet. Duheshin edhe simbole të tjera. U bë edhe një këngë…

Ndryshe nga filmi, ku lufta u bë veç në studio, në Ukrainë teatri po zhvillohet në terren. Ka edhe shpërthime, edhe tanke edhe ushtarë. Thuhet se ka edhe të vrarë e të plagosur.

𝗣𝗢𝗥 𝗤𝗘̈ 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗧𝗘𝗔𝗧𝗘̈𝗥, 𝗔𝗦 𝗠𝗢𝗦 𝗘 𝗗𝗬𝗦𝗛𝗢 𝗤𝗘̈ 𝗣𝗢!

Rusisë ia dhuruan Donbasin. Kjo është fare e hapur. Thjesht duhet të luaj luftash Rusia që ta besojë mileti në Perëndim se po e pushton.

Tjetër gjë që duket, është fitimi. Ata që bëjnë luftën nuk janë qeveritë. Aq më pak “udhëheqës të çmendur”. Luftën e bën kasta që kontrollon financat. “L’argent fait la guerre” ( paraja bën luftën ) ka thënë Bonaparti. Drejtuesit e shteteve sot janë anëtarë të një klubi teatri. Skenarin, regjinë ua bëjnë ata që luajnë paratë. Mjafton ti hedhësh një sy bursës dhe kursit të këmbimit për të kuptuar se kush fiton që nga fjala “luftë” deri ndërhyrjet në terren. E më pas, ndikimi në tregje e çmim të kësaj situate.

Pandemia ishte dëshmi e unisonit global të shteteve në gjithë globin. Masat dhe represioni u shfaqën në nivelet më të egra diktatoriale edhe në shtete si Gjermania,  Austria, Holanda, Kanadaja, Australia etj. Asnjë vend demokratik nuk shprehu më të voglin shqetësim për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut dhe privimin absurd të lirive.

Gjatë pandemisë vërejtëm se qëllimi i shpallur globalisht është kontrolli absolut dhe detyrimi. Në çdo gjuhë të botës ky regjim quhet “totalitarizëm”, “diktaturë”.

Kur po dukej se virani me kurorë u lodh së ndërruari gjini ( pra duke kaluar nga njëri variant  në tjetrin ) na plas lufta!

Dhe çfarë lufte! Rusia përballë Amerikës!

Makthi 45 vjeçar i botës. Terrori më i madh i gjysmës së dytë të shekullit XX.  Sot, pas 3 dekadash harresë na mbin nga hiçi , më afër se kurrë, më i gjallë se kurrë, horrori i një pjekjeje të globit mbarë në ferrin atomik.

Natyrisht, siç edhe me pandeminë ndodhi, batakçilerët që luajnë paratë, përmes udhëheqësve kukulla e mediave po të tilla, përhapën panik të llahtarshëm. Ju kujtohen në janar 2020 pamjet nga Wuhani? Njerëz që binin përdhe të vdekur si mizat pas spërkatjes me helm. Po e njejta makineri sot po ripërhap llahtarin e apokalipsit, për shkak të përplasjes Rusi – Amerikë.

Me këtë llahtar botës i bën ç’të duash! Kur ia dolën me pandeminë, imagjino me një luftë me emër kaq të llahtarshëm.

Pra, është çështje sundimi dhe skllavërimi global. Duket se regjisori që ka ndërtuar skaletën nuk ka patur nevojë për fantazinë e “Wag the dog”. Jo se nuk kanë punuar specialistë. Përkundrazi! Mjeshtra të marketingut, sociologjisë, psikologjisë së individit dhe turmave kanë derdhur djersë e shkencë pafund. Ky thjesht vendos datat.

Së fundi, mendimi im modest:

Lajmi i mirë është që lufta është teatër

Lajmi i keq është që ky teatër është ka synim final skllavërimin e plotë në rang global.

Zjarr Tv Ad