Rusia po bën përgatitjen për vaksinimin, që nga dita e nesërme.
Kryetari i bashkisë së Moskës Serghei Sobyanin, këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në blogun e tij.
“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme. Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor”,- ka shkruar Sobyanin.
Vlen të theksohet, që sipas studiuesve rus, vaksina “Sputnik V”, është 91,4% efektive.




