Saimir Tahiri, angazhon kompani amerikane lobimi, shifra e pagesës

0
414

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”. Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e Tahirit është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA). Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.

Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë Tahirin”. Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje. Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro. Gjykata e Kri meve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019, Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e tra fikut të dro gës. Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me bur gim prej 12 vjetësh me akuzën e korr upsionit dhe  tra fikut të dro gës, si pjesë e një grupi kri minal. Ai u dën ua me 5 vjet bur gim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dën imi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Zjarr Tv Ad