sh deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas situatës së krijuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në një mesazh në Facebook ai shkruan se ‘menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!’. Sipas tij. ‘në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!’
Ja postimi i plotë:
Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për show mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen!
Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!
Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!
Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet!
Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me syte nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zevendesoje pronat!




