“Saliu i dilte gjërave përballë”, Rama: I çova ujë në Vuçidol

0
32

Teksa konsumonte kafen e mëngjesit me banorët e njësisë nr.4 në kryeqytet, kryeministri Rama bëri një krahasim mes liderit historik të PD-së, Sali Berishës dhe kryedemokratit Basha.

“Saliu hyri në zgjedhje edhe në ’97, i dilte gjërave përballë. Ky Luli është keqardhje permanente. Ç’të them, më vjen keq realisht. Është një personazh që gënjen sikur këndon, i iku KiE nga zgjedhjet…vendim politik tha. Ai e ka rrena e dytë mbulon të parën u mor vesh dil ke tjetra”,- tha Rama.

Duke folur sërish për Berishës, Rama tha se investimet në Tropojë janë kolosale, madje uji po shkon deri në Vuçidol, vendlindjen e Berishës.

“Po i çojmë ujin në Vuçidol, se ka bo dhe vilën atje. Ai të jetojë sa ta ketë të shkruajtur…”.

 

 

Zjarr Tv Ad