Sandër Lleshaj marton vajzën/ Dalin pamjet nga ceremonia luksoze, ish-ministri shfaqet i buzëqeshur (Foto)

0
278

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mësohet se ka martuar vajzën Dorotheas dhe ceremonia është zhvilluar në Kishën Katolike të Tiranës. Ka qenë ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi që ka publikuar disa pamje nga festa.

Vihet re se nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në kishë dhe një për festën e zhvilluar më pas. Sakaq, ato çfarë bien në sy janë detajet luksoze, për të cilat çifti i ri janë kujdesur në maksimum, si për shembull, zemra e vendosur në gjelbërim, ku çifti ka bërë foto me të ftuarit.

Ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij, shfaqen shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre, sa që buzëqeshja e tyre i thotë të gjitha.

Ndërkohë ish-boksieri Krasniqi, ka shkruar krahas fotove: “Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”.

Zjarr Tv Ad