Drejtori i Përgjithshëm i ARRSh në vendin tonë, Ergys Verdho ka folur për numrin e lartë të áksidenteve të regjistruara që prej fillimit të sezonit turistik. I ftuar në studion e Fax News, Verdho sqaroi se një problematikë kryesore e tyre mbeten drejtueit të cilët nuk i zbatojnë sinjalistikat rrugore.
“Në cdo áksident, drejtoritë rajonale kanë detyrim ligjor që të jenë pranë vendngjarjes bashkë me policinë rrugore ku nxjerrin data nga áksidentet. Nga datat e sjella në raportimet, një problematikë më afër është drejtuesi i mjetit. Shkelja e sinjalistikave, moszbatimi i tyre në rrugë bën të mundur áksidentet e mëdha”, tha Verdho.
Në fjalën e tij, foli edhe për bypassin e Fierit, të cilin e konsideroi një sfidë të përditshme, ndërsa për Bypassin e Tepelenës tha se nuk ka pasur asnjë problem.(




