Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

0
5

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët e Kupës së Botës 2026.

Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

Kur na ndajnë pak orë nga nisja e sfidës, Federata Shqiptare e Futbollit u ka rikujtuar tifozëve rregullat për hyrjen në stadium, si dhe sendet e ndaluara.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, FSHF thekson ndër të tjera se tifozët do të jenë të vëzhguar në çdo moment me kamera të sigurisë.

https://www.facebook.com/share/p/1UdaytsiRA
Zjarr Tv Ad