Në Shqipëri, më shumë se zgjedhja e tij si kryeministër i Britanisë së Madhe, bëri bujë lajmi se, Boris Johnson ka prejardhje shqiptare, pasi stërgjyshi i tij Ali Kemal, ish ministër në Perandorinë Osmane kishte origjinë pikërisht nga Shqipëria.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të përdoret nga shumë shqiptarë si një mundësi e artë për të komunikuar me kryeministrin britanik.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, një shqiptar ka zgjedhur ti shkruajë drejtpërdrejtë Johnson, përmes rrjeteve sociale.




