Shkëlzen Berisha padit për shpifje Taulant Ballën, kërkon dëmshpërblim 3 milionë lekë…

0
547

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka paditur për shpifje Sektretarin e Përgjithshëm të PS Taulant Balla, ku kërkon 3 milion lekë dëmshpërblim. Berisha e akuzon Ballën për një kredi 1.8 milionë lekë me kolateral pronat e Gërdecit.

Djali i ish-kryeministrit, thotë se shënimi në Facebook që ka bërë Taulant Balla dhe deklaratat në Kuvend, i kanë shkaktuar atij “dëm jopasuror”, ndaj kërkon dëmshpërblim, shkruan gazetarja Keti Banushi. Veç dëmshpërblimit, Berisha kërkon që Balla të bëjë përgënjeshtrim në mediat ku është publikuar lajmi.

Sot në Gjykatën e Tiranës, është seanca e parë e këtij procesi, ajo që quhet dhe seanca e pajtimit. Gjyqtarët ftojnë palët të zgjidhin  çështjen me marrëveshje, nëse nuk ka marrëveshje atëherë nis procesi gjyqësor me depozitimin e provave.

Sanca ishte lajmëruar të niste mesditën e sotme, ku të pranishëm në Gjykatë deri para pak minutash, kanë qenë vetëm avokatët e dy palëve që janë pjesë në këtë proces gjyqësor.

Zjarr Tv Ad