Shënohet viktima e 19-të nga termeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk bëhen ende me dije detaje për identitetin e tij. Është nxjerrë pak minuta më parë, një nga trupat e mbetur në rrënojat e hotelit Tropikal pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.Sipas raportimeve më të fundit bëhet fjalë për një 29 vjeçar nga Kosova që kishte prenotuar në hotel. Ndërkohë që janë të paktën edhe 10-15 persona që janë në rrënojat e hotelit.




