Shpresat i japin ‘leksion’ Kombëtares së Rejës, kuqezinjtë mposhtin Uellsin

0
29

Kombëtarja Shpresa kanë fituar lehtësisht në miqësoren përballë Uellsit U-21.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fituan me rezultatin 3-1 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit.

Pas triumfit 2 ditë më parë, me rezultatin 2-1 në “Selman Stërmasi”, kuqezinjtë kanë arritur një tjetër rezultat pozitiv, përballë skuadrës uellsiane.

Talenti i Olimpiakosit, Emiliano Bullari, ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që 7 minuta më vonë, Mala dyfishoi rezultatin.

Goli i tretë për Kombëtaren e të rinjve u shënua nga talenti i akademisë së Chelseas, Armando Broja (69’), kurse golin e nderit për miqtë e shënoi Leuis.

 

Zjarr Tv Ad