Qeveria shqiptare ka vendosur që të ndërpresë të gjitha fluturimet edhe me Britaninë e Madhe
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së covid 19, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 mars ora 23:59, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”, shkruan Rama.
Deri tani Britania e Madhe ka shënuar 35 viktima nga koronavirusi, ndërsa mbi 1391 janë të infektuar.




