Shtatë mijë lekë të vjetra për një larje makine…

0
74

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, e dinë shumë mirë sesa shpenzojnë për një larje makine: në Tiranë shko diku 500 lekë, por ka edhe 600 lekë. Mund të ketë edhe 700 apo 800 lekë, por kjo është larje shumë profesionale.

Por kur bëhet fjalë për paratë e buxhetit të shtetit, zyrtarët që i përdorin ato, i duan aq të pastra, sa për makinat ka larje tërësore.

Kështu ka ndodhur me Operatorin e sistemit të transmetimit OST që siç mëson Newsbomb Albania, po harxhon plot 7 milionë lekë të vjetra, për të larë makinat e drejtorëve të vet.

Janë kërkuar 1008 larje në vit për 18 lloje të ndryshme makinash dhe për këtë proces është kryer edhe tenderi që ka një fitues. Por sipas asaj që bëhet publike, çdo makinë duhet të lahet 5 herë në muaj, pra çdo 6 ditë makina duhet të jetë “akull” e pastër. Nuk mjaftojnë shoferët që duhet të ngasin makinat, por edhe larja të jetë perfekt.

Ndaj drejtoria e Përgjithme e OST e ka zgjidhur me tender këtë procedurë dhe po harxhon plot 7 milionë lekë të vjetra për të larë makinat. Nuk është ndonjë shifër e madhe për një insititucion si OST, por kur e ke të qartë procedurën, për cilindo që ka një makinë, 700 lekë të reja për një larje janë jo pak lekë.

Zjarr Tv Ad