Drejtoresha e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, është shprehur se; në Shqipëri ka qarkullim të mutacioneve të reja të kovidit.
Bino tha se; janë 50 raste të dyshimta, të cilat janë dërguar për t’u testuar në Britaninë e Madhe.
“50 mostra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratorë reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Mund të kemi të dyja variantet, qoftë varianti i Britanisë së Madhe, e po ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut. Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë nga Turqia, e që po zbatohet edhe në Norvegji dhe vende të tjera që do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”, ka thënë Bino.




