Ditën e dieshme, Roma arriti akordin me mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling. Pas arritjes së marrëveshje me United në formë huazimi, mbrojtësi ka mbërritur në Roma pak minuta më parë, ku në fillm do të kryejë teste mjekësore dhe më pas firmën.
Me ardhjen e Maguire te “Djajtë e kuq”, Smalling humbi vendin e titullarit dhe në këtë mënyrë vendosi të largohej drejt Italisë për të qenë protagonist në një skuadër ku i garantojnë një vend si titullar. Skuadrat italiane ”bastisin” Manchester United, pasi Lukaku, Sanchez dhe Smalling janë transferuar nga Manchesteri në Itali.




