Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço, u publikuan të dhënat e sondazhit të Antono Notos, për Zgjedhjet e 25 Prillit, sipas të cilit LSI, do të kishte një rënie të rezultatit në Tiranë, në krahasim me Zgjedhjet e 2017-tës.
Në një moment gazetarja Sonila Meço, ndërpreu emisionin për të lexuar një mesazh që i kishte mbërritur në telefon, nga kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në lidhje me të dhënat që kjo Parti kishte rënë me 2 mandate në Tiranë.
Meço: Shehaj shkruan se ngjan pak e çuditshme se si LSI ka rënë me 2 mandate në Tiranë, me rreth 20 mijë vota. Jemi në një listë me 36 emra dhe duke ditur se sa të lidhur janë njerëzit në Tiranë, i bën aq edhe sikur të mos kesh parti fare. Ka një lloj dyshimi sepse përgjegjësia për sondazhet i takon Noton, por Shehaj donte që ta ndante këtë vëzhgim që bën.
Noto: Mund të ketë eksponentë nga partitë që do të thonë se partitë respektive do të kenë rritje në vota datën e 25 prillit, krahasuar me sondazh, por këtë do ta shohim pas votimeve. Këto janë rezultatet e sondazhit tonë.




