SPAK lëshon urdhër-arresti për Ramazan Rrajën, nipi i deputetit të PS në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj

0
90

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar një urdhër arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Pas lëshimit të mandat arrestit, mëngjesin e sotëm SPAK, RENEA dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrolle në disa banesa në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës me qëllim kapjen e Ramazan Rrajës, po ai nuk u gjet.

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë, kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019.

Në attentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. 

Zjarr Tv Ad