Spiropali: Opozita lufton për plaçkë, do të përfundojë në koshin e historisë, do të lindë opozitë e re

0
50

Elisa Spiropali, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ndërkohë që opozita proteston përballë sallës. Spiropali ka thënë se opozita “do të përfundojë në koshin e historisë”.

“Dua t’i kujtoj një shprehje të Çerçiz Topullit, kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë. Shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët”, deklaroi Spiropali.

Protestusit vijojnë të  protestojnë, pavarësisht se ndaj tyre është hedhur një sasi e madhe gazi helmues.

 

Zjarr Tv Ad