Ndërkohë që propaganda e shtetit tregon një fasadë model të institucioneve shëndetësore, një situatë e tmerrshme është ajo që ndodh në spitali rajonal të qytetit të Korçës.
Qytetarët denoncojnë me video kushtet higjieno-sanitare në ambientet e spitalit, ku vihet re se tualetet janë jashtë standardeve dhe pothuajse nuk plotësojnë asnjë kusht.
Pacientët dhe qytetarët tregojnë se kushtet lënë shumë për të dëshiruar, madje ka pasur raste që nuk kanë as çarçaf për krevat.
Qytetarët ngrenë dhe shqetësimin e mungesës së mjekëve specialistë.




