Spitali  Rajonal të Beratit ne panik nje  inferimiere rezulton pozitive me Covid -19 ,të tjerët do t’i nënshtrohen tamponit

0
27

Infektohet me Covid-19 stafi i bluzave të bardha brenda Repartit të Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit. Një infermiere e këtij reparti ka rezultuar sot “pozitive” me Covid-19,duke rikthyer panikun mes stafit të mjekëve e infermirëve që shërbejnë prej muajsh vetëm në Repartin e Karantinës. Për shkak se mjekët dhe infermierët e këtij reparti kanë qëndruar me javë të tëra në shërbim të pacientëve me Covid dhe nuk janë larguar në banesat e tyre mendohet se infektimi i infermieres të ketë ndodhur brenda repartit.Burimet zyrtare pranë Institutit të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se,i gjithë stafi i mjekëve dhe infermierëve të Repartit të Karantinës Covid do ti nënshtrohet tamponit,për të identifikuar kështu nëse kemi të infektuar të tjerë apo jo mes bluzave të bardha në këtë repart.

Zjarr Tv Ad