Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, duke kërkuar fajësinë e tij vetëm për armëmbajtje pa leje. Stresi u arrestua në tetor të vitit të kaluar. Emri i tij doli në përgjimet e grupit të Bajrave nga Shkodra, duke u kërkuar ndihmë për tu larguar jashtë vendit, pasi kishte dyshime se ndiqej nga policia për një pistoletë që e kishte hedhur pranë gjimnazit “Partizani”. Në momentin e arrestimit, atij ju gjet edhe një pistoletë. Ndërsa përsa i përket akuzës së trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal, prokurori Ardian Braho nuk gjeti prova per te faktuar dyshimet e ngritura ndaj tij.



