Një pjesë e demokratëve, nuk e kanë kapërdirë dorëzimin e mandatit të deputetit nga Mark Marku dhe largimin nga strukturat e tjera të PD-së, pas kritikave të forta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin Lulzim Basha.
Mes kritikëve është edhe Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, i cili ka replikuar në postimin e Mark Markut në Facebook, duke u revoltuar, pasi sipas tij është dorëzuar përballë Ramës.



