Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi nuk ka zbuluar detaje rreth dëshmisë dha në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pesë orë pasi u fut brenda zyrave, Subashi doli dhe foli për mediat.
I pyetur se çfarë kishte dëshmuar para prokurorëve të posaçëm, kryebashkiaku i Fierit tha se gjithçka ishte pjesë e një sekreti hetimor, por që do të dëshmojë sa herë të thirret nga SPAK. E vetmja gjë që shtoi është se pyetjet lidheshin me inceneratorin e Fierit.
“Dhashë deklarime për inceneratorin e Fierit, do përgjigjem në SPAK sa herë të thirrem. Nuk mund të tregoj çfarë thashë, janë pjesë e sekretit hetimor. U thirra në cilësinë e deklaruesit,”- tha Subashi ndër të tjera.




