Suedi, Danimarkë dhe Norvegji, anulohen 70% e fluturimeve

0
30

1,409 pilotë të Linjës Ajrore Skandinave (SAS) nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka hynë mëngjesin e të premtes në grevë, duke shkaktuar anulimin e 673 fluturimeve, veprim ky që preku 70 mijë pasagjerë, raportoi kanali suedez i lajmeve SVT.

SAS paralajmëroi se vazdimi i grevës mund të prekë 100 mijë pasagjerë të tjerë gjatë fundjavës.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, negociatat e minutës së fundit mes SAS dhe Shoqatës Suedeze të Pilotëve për pagat u ndërprenë. Si rezultat, 492 pilotë suedezë të SAS hynë në grevë, pasuar nga 545 pilotë norvegjezë dhe 372 danezë.

Greva e së premtes pasoi negociatat e dështuara mbi pagat mes pilotëve të SAS dhe punëdhënësit të tyre. Sipas SVT-së, oferta e së enjtes përfshiu një rritje të pagave prej 2.2-2.3 për qind, shifër kjo shumë më e ulët se kërkesa prej 13 për qind e sindikatës së pilotëve.

SAS është një linjë ajrore lider në Skandinavi, që mbulon një të tretën e të gjitha fluturimeve në dhe nga rajoni. Ende nuk dihet se sa kohë do të zgjasë greva.

 

Zjarr Tv Ad