Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka zgjedhur të bëjë hapa pas sa i takon komentimit të vendimit të DASH, për të shpallur ‘non grata” ish-kryeministrit Sali Berisha.
Balla tha se vendimi nuk duhet parë më asnjë nuancë dhe asnjë ngjyrim dhe secili duhet ta lexojë qartë, teksa vlerësoi lartë ndihmën që kanë dhënë SHBA-të për Reformën në Drejtësi.
Balla:
Nëse nuk do të ishte mbështetja e tyre ne nuk do ti kishim numrat për të votuar Reformën në Drejtësi, nga betimet e të gjithë atyre që nuk do ta votonin këtë Reformë.
Edhe pse mendojnë shumë se Reforma po ecën ngadalë, unë nuk jam dakord, pasi një Reformë e tillë natyrshëm që kërkon kohën e vetë. Apeli im si përfaqësues i mazhorancës është që të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Gjykatën Kushtetuese.
Të mos hyjmë në asnjë lloj nuance dhe të asnjë lloj ngjyrimi, pasi ai vendim është aq i bukur sa është, dhe secili ta lexojë ashtu siç është. SHBA-të kanë zgjedhur këtë instrument për ti dhënë mesazh demokracive përkatëse, Shqipëria nuk është rasti i vetëm. Unë jam një nga ata persona që ndaj Berishës kam bërë një kallëzim penal, dhe pa dashur që të ndërhyj te sistemi i drejtësisë, unë pres që ajo të veprojë.




