Të dhënat e shqiptarëve në “WhatsApp”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për kartat ID dhe rrogat e qytetarëve

0
111

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për skandalin me të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Dje, u bë me dije se një databazë me të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë po qarkullon në disa duar dhe përfshin kartat e identitetit dhe rrogat e tyre.

Burime nga organi i akuzës në kryeqytet bëjnë me dije se verifikimet kanë nisur pas një ankese të një grupi qytetarësh për nxjerrje te dhënash. Këto të dhëna përfshijnë edhe qytetarët që punojnë në sektorin publik dhe ata që punojnë në sektorin privat.

Opinion.al zbuloi dje se në “Whatsapp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën. Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën Opinion deklaron se e posedon, por ende nuk e ka bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.

Nëse lista që po qarkullon dhe po përhapet është e vërtëtë, atëherë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik, ndaj duhet një reagim i menjëhershëm i organeve kompetente.

Zjarr Tv Ad