Si çdo fundjavë tjetër edhe këtë të dielë ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka vendosur që të “arratiset” nga çështjet politike për të shijuar disa momente të këndshme nën shoqërinë e njerëzve.
Kjo e dielë ambasadoren e ka gjetur në Gjirokastë, aty ku ka zhvilluar një sërë gjërash si foto të ndryshme, një vizitë në kalanë e Gjirokastrës dhe sigurisht dhe biseda të këndshme me persona të cilët e ndalojnë për ta takuar.
“Të dua Gjirokastër”, ky është mbishkrimi me të cilën Kim ka vendosur që të shoqërojë fotot e bukura të shkrepura në një nga vendet më historik të Shqipërisë.



