Rreth 620 familje në fshatin Mlizë, njësia administrative Shushicë në Elbasan, kanë bindjen se në 30-të vite demokraci, janë lënë në harresë nga të majtë dhe të djathtë.
Ndonëse ndodhen vetëm 5 km nga qyteti i Elbasanit, në fshat mungon uji i pijshëm, si dhe rruga , por ajo që i shqetëson më së shumti, është moskryerja e azhornimit të tokave.
Sipas banorëve, ky problem nuk ka gjetur zgjidhje, duke i lënë pezull aktin e pronësisë, pa të cilin nuk mund te kryejnë shit-blerje të tokës. Banorët thonë se; ky fakt i pengon për të shfrytëzuar tokat e tyre bujqësore.
Ata thonë se; ndjehen të përbuzur dhe të lënë në harresë nga shteti, ndaj shprehen se; protesta e tyre, nuk ka ngjyrime politike. Në rast shqetësimet e tyre, nuk merren ne konsideratë, banoret kërcënojnë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit.
Moskryerja e azhornimit të tokave, është një proces problematik prezent, në pjesën më të madhe të fshatrave në vend. Ndonëse disa herë është premtuar nga instancat përkatëse, se do të merrte zgjidhje, por ende pronarët pa dokumenta, sorollaten zyrave pa asnjë përgjigje.




