Temperatura deri në 39°C, mësoni cilat do të jenë qarqet më të nxehta për ditën e sotme

0
53

Vendi ynë do të vijojë në ndikimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Zonat më të nxehta gjate ditës së martë do të jenë qarqet; Elbasan dhe Gjirokastër ku priten edhe vlerat më të larta. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes,por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke sjellë dallgëzim deri në 2 ballë.

Zjarr Tv Ad