Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me Kryetarët e Bashkive, foli me tone të ashpra kundrejt kryebashkiakëve të vendit, lidhur me tenderimet publike.
Rama tha se nga analiza e procedurave të zhvilluara nga bashkitë për prokurimet publike, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, në procedura kanë vetëm një operator ekonomik.
Po ashtu ai shtoi se janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës së prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të kontratës, vendosje e kritereve të veçanta, pra qepje me porosi, kualifikim dhe shpallje të fituesve të një operatori ekonomik që ka nuk plotësuar kriteret.
Rama: Nga analiza e procedurave të zhvilluara nga bashkitë për prokurimet publike, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, në procedura kanë vetëm një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur teorikisht. Po kështu nga hetimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe kontrollet e KLSH-së, rezulton se pas hetimit administrative të 136 procedurave nga bashkitë, janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës së prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të kontratës, probleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje e kritereve të veçanta, pra qepje me porosi, kualifikim dhe shpallje të fituesve të një operatori ekonomik që ka nuk plotësuar kriteret. Problematikat kryesore që kanë nevojë që të adresohen në paketën e re ligjore, ku do të ketë planifikim në kohë dhe në cilësi që të shmanget procedura me negocim pa shpallje paraprake, një kancer që prej disa vitesh i kemi larguar në qeverinë qendrore.




