TENSIONE te dera e Parlamentit, Berisha, Noka, të futen me forcë, qindra protestues jashtë gati të thyejnë rrethimin (PAMJET)

0
152

Tensione në nisje të seancës plenare ka pasur mes disa deputetëve demokratë dhe Gardës së Republikës që nuk i ka lejuar të hyjnë brenda.

Të kryesuar nga Sali Berisha, deputetët e PD-së, Luan Baçi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luçiano Boçi kanë tentuar të hyjnë më forcë, ndonëse me vendim nga seanca e kaluar janë të përjashtuar për 10 ditë.

Sakaq, qindra qytetarë me parrulla në duar janë mbledhur jashtë rrethimit të Parlamentit, ku edhe prezenca e uniformave blu është tepër e lartë. Forcat Speciale kanë formuar një kodron me skafandra dhe mburoja përreth godinës.

“Kjo është masë disiplinore, jo masë ushtarake, nuk kam të drejtë të flas, por jo të mos futem në sallën e parlamentit. Zbatimi i këtij vendimi ekstrem nga Garda është një keqpërdorim që i bëhet Gadrës.

Ku e ke të shkruar që nuk duhet të futem në sallë? Ja vendimi, ma trego mua ku është e shkruar”, ka deklaruar deputeti Luçiano Boçi.

Zjarr Tv Ad