Tentoi të korruptonte policin:/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

0
72

Ka rënë në pranga një 52-vjeçar nga Tirana, pasi tentoi të korruptonte policin.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi A. H, 52 vjeç. Personi në fjalë po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi policisë:

Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, si dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari nga Tirana.

Nga kontrollet policore me karakter parandalues të dedikuara, kryesisht për shpejtësinë mbi normat e lejuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit apo shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore, në oret e para të datës, 05.09.2020, në rrugën “Siri Kodra”, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi me iniciale A. H, 52 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit policor nga rrugoret e kryeqytetit, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor.

Zjarr Tv Ad