E premte, Prill 10, 2026
Ballina Aktualitet Terror në tren! Sulmohet me thikë 20 vjeçari në Itali, agresori...

Terror në tren! Sulmohet me thikë 20 vjeçari në Itali, agresori ia mbath nga policia

0
41

 

ITALI- Një shqiptar është goditur me thikë në një tren që u largua nga Santa Maria Novella mbrëmë dhe ndaloi në Rifredi.

Pasi u pa nga pasagjerët, ata lajmëruan policinë hekurudhore dhe më pas ambulancë.

Siç raportojnë mediat italiane, i plagosuri është një djalë 20 vjeç nga Shqipëria, i cili jetonte në Itali.

Fatmirësisht thika nuk depërtoi thellë dhe i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane po heton për gjetjen dhe prangosjen e autorit.

Zjarr Tv Ad