Thirrjet e ambasadës amerikane, Kryemadhi: Janë monotone

0
13

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj në protestën opozitare deklaroi se thirrjet e ambasadës amerikane janë monotoni.

Kryemadhi theksoi se thirrjet e ambasadës së SHBA-ve janë thuajse të njëjta. Ajo nënvizoi se vetëm shqiptarët mund të bëjnë demokracinë dhe Shqipërinë.

“Janë mesazhe monotone. Nuk vendosin ambasadat, por shqiptarët”, tha Kryemadhi ndër të tjera. Ajo shtoi se dënon dhunën ndaj KZAZ-ve, duke nënvizuar se për to paguajnë taksa-paguesit shqiptarë.

Monika Kryemadhi foli edhe për skenarin e mun dshëm për konflikt civil.

“Nuk mendoj se jemi në prag të vitit 1997. Sot jkemi një opozitë që di të kritikojë dhe di të shkundë këtë politikë kriminale. Opozita do normalitet politik. Kjo do të thotë që të gjithë të jemi të barabartë përpara ligjit. Ka ardhur koha që të gjithë te jënë të barabartë”, u shpreh Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad