Trondit PD/ Bamir Topi: Gjendja sot, më e keqe se kurrë, me struktura paralele. Sali Berisha është fajtori kryesor…

0
154

Ish-presidenti Bamir Topi thotë komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike në vitin që lamë pas.
Në një intervistë për Euronews Albania, Topi tha se në vitin 2022, PD përjetoi turbulenca të mëdha që sollën dëmtime të forta në strukturën e kësaj partie.

Sipas Topit, edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë nga 2023, PD është në kulmin e turbulencave dhe paqartësive përballë zgjedhjeve të 14 majit, që janë edhe një test politik për të.

“Janë dekretuar zgjedhjet që janë edhe test politik që PD e gjen të çoroditur dhe me dëmtime të forta në strukturë. S’mund të ketë funksion kur s’ka strukturë. Strukturat paralele tregojnë nivelin më të ulët historik të PD dhe për këtë ndiej keqardhje”, u shpreh Topi.

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, e cila prej muajsh ndodhet e ndarë në dy kampe, ose siç njohen ndryshe “grupimi i Berishës” apo “grupimi i Alibeajt”.

Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se Berisha është ai që ka pasur gjithnjë titullin e liderit historik dhe vazhdon akoma të mbajë këtë titull brenda kësaj force politike.
Topi u shpreh se në PD që pas themelimit, hap pas hapi nuk është pranuar debati dhe në përfundim të debateve ka pasur dhe largime të elitës politike

“Në rast se ka një përgjegjës për pjesën pezhorative, çfarë po ndodh atje, pse ajo parti është varfëruar intelektualisht, kjo lidhet në mënyrë absolute, unë s’kam dilema, me hyrjen e Sali Berishës,” – deklaroi ish-presidenti.
Sipas tij ka qenë autoriteti i imponuar i Berishës, çfarë ka sjellë gjendjen aktuale  në PD.

Zjarr Tv Ad