Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, pas kryerjes së testimeve.
Lajmin e ka dhënë vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ai së bashku me bashkëshorten janë izoluar, dhe do të nisin procesin e rimëkëmbjes menjëherë.
“Sonte, Melanie dhe unë, u testuam ku rezultuam pozitiv me COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës si dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË”, shkruan Trump në postimin e tij.
Presidenti i SHBA Donald Trump, është 74 vjeç, dhe i nominuari për President i Demokratëve Joe Biden, është 77 vjeç, që do të thotë që të dy, janë në rrezik më të madh të sëmundjes së rëndë nga koronavirusi, duke qenë se kanë takime të shpeshta në këto kohë fushate.
Biden, u shfaq me Trump në debatin presidencial të Martën, ku Trump u tall me të për përdorimin e maskës, të cilën vetë shumicën e kohës, preferon ta mbajë në xhep dhe jo në fytyrë.
Infektimi i Trump, vjen pas këshilltares së tij Hope Hicks, e cila u ndje keq dhe ka disa prej simptomave të koronavirusit.
Në një deklaratë nga shtëpia e bardhë, mjeku i Trump tha se; presidenti dhe gruaja e tij ishin mirë, por pa e bërë të ditur nëse atyre u kanë nisur apo jo shfaqjet e simptomave.



