Turqia dërgon artileri të rëndë në kufi me Sirinë

0
29

Disa prej pajisjeve dhe personelit ushtarak janë vendosur përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa pjesë tjetër kanë kaluar vijën kufitare përmes qytetit të Elbejlit. Në fundjavë, zyrtarë të lartë të cilën krijuan rajonin gjysmautonom të kurdëve në Siri pesë vite më parë, apeluan presidentin amerikan Donald Trump që ta rimendojë vendimin e tij për të larguar 2 mijë trupat amerikane nga Siria pasi rrezikohej ekzistenca e tyre. Deklaratat pasuan kërcënimin e kreut të shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan, se Turqia do të eliminojë çdo militant kurd apo të grupit islamik ISIS që operon në Siri. Komuniteti kurd përbën 15% të popullsisë siriane por shumë prej tyre druhen se tërheqja amerikane do lejojë Turqinë të zgjerojë sferën e saj të ndikimit në rajon.

 

Zjarr Tv Ad