U arrestuan për abuzime me pronat, sot në gjykatë punonjëst e kadastrës

0
24

Ka nisur në gjykatën e Durrësit vlerësimi i masave të sigurisë për 18 të arrestuarit për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtëtërore kryesisht në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.

Mes të arrestuarve janë  ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

Verehet një prezencë e shtuar e forcave policiore në afërsi te Gjykatës së Durrësit

Sapo mbërritën të arrestuarit e Kadastrës

 

Zjarr Tv Ad