U gjet nga policia dje rrugëve të Tiranës, gjendet familja e fëmijës së humbur

0
44

Fëmija i mitur i cili është gjetur i vetëm në rrugët të Tiranës i është kthyer familjes së tij.

Policia bëri thirrje në media, se një fëmijë është gjetur rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut”, i cili nuk mbante mend shtëpinë  e tij.

Ai ndodhej në komisariatin numër 3 dhe familjarët janë paraqitur për ta marrë.

Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij.

Zjarr Tv Ad