U la i lirë nga Janina, Lila në “vorbullën” e kryeqytetasve

0
10

Partizani kërkon ta fitoj derbin edhe jashtës fushës me Tiranën. Drejtuesit e klubit të kuq kanë treguar interes për të nënshkruar me Andi Lilën, objektivin e  bardhebluve në këtë merkato.

Lila është një futbollist i lirë, pasi u largua nga Pas Janina pas 7 vite e gjysmë dhe Tirana dëshiron ta afroj në gjirin e vetë. Ndërsa futbollisti ka një të kaluar bardheblu teksa ka luajtur nga vitit 2008 deri në 2011.

Por tani në skenë ka dal edhe Partizani. Kampionët në fuqi të Shqipërisë e shohin një alternativë mjaft të vlefshme futbollistin e kombëtares shqiptare.

Mësohet se drejtuesit e Partizanit i kanë bërë ofertën e tyre, Lilës, por akoma nuk kanë marrë një përgjigje. Futbollisti nga Kavaja do të ishte një opsion për krhaun e djathtë të mbrojtes, aty ku luan Ibrahimi, por edhe në mesfushë, pozicion të cilin e ka mbuluar në vitet e fundit edhe në ekipin kombëtar.

 

Zjarr Tv Ad